
- Swinto
- 29/05/2025
Transfero para kudo në Evropë
Swinto mundëson realizimin e transfereve me SEPA Instant!
Prishtinë, Maj 2025
Swinto, institucioni financiar inovativ dhe i licencuar për emetimin e parasë elektronike nga Banka Qendrore e Kosovës, ka prezantuar një shërbim të rëndësishëm që fuqizon qytetarët dhe mërgimtarët shqiptarë në Evropë: pajisjen e klientëve me IBAN Britanik dhe qasje të plotë në zonën SEPA (Single Euro Payments Area).
Ky zhvillim përforcon pozicionin e Swinto si një platformë digjitale e financave, duke ofruar një eksperiencë të thjeshtuar, transparente dhe me kosto të ulët në transaksionet ndërkombëtare.
Akses i drejtpërdrejtë në tregun financiar evropian
Me IBAN-in britanik, klientët e Swinto mund të pranojnë dhe dërgojnë pagesa në euro direkt në dhe nga llogaritë bankare të vendeve pjesëmarrëse në zonën SEPA.
Kjo mundëson që qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga:
- Pranimi i të ardhurave për profesionistët, ekspertët dhe freelancerët që operojnë në platforma ndërkombëtare si Upwork, Fiverr, Amazon, Etsy dhe të tjera;
- Pranimi i remitencave nga diaspora në kohë reale dhe me kosto minimale;
- Kryerja e pagesave ndërkombëtare drejt institucioneve dhe individëve brenda BE-së.
Tarifë fikse prej vetëm 3 Euro për çdo transaksion
Swinto ofron një tarifë fikse prej vetëm 3 Euro për çdo transfertë hyrëse apo dalëse në zonën SEPA, pavarësisht shumës së transaksionit. Ky model tarifor unik garanton:
- Transparencë totale, pa tarifa të fshehura;
- Kosto të ulët dhe të pandryshueshme për çdo vlerë transaksioni;
- Shpejtësi – fondet mbërrijnë në vetëm disa minuta.
Kjo është një zgjidhje ideale për mërgimtarët që dërgojnë remitenca, duke e bërë Swinto një nga platformat më konkurruese në tregun vendor dhe rajonal.
Mbështetje për bizneset kosovare në tregun evropian
Swinto i ofron bizneseve kosovare mundësinë për të realizuar pagesa në Evropë me një kosto shumë të ulët, si dhe ndihmon kompanitë që eksportojnë duke i mundësuar atyre të pranojnë pagesa nga Europa, po ashtu me tarifa konkurruese dhe transparente. Kjo ofron një alternativë efikase për të përballuar kostot dhe vonesat që zakonisht hasen në transfertat ndërkombëtare tradicionale.
Teknologji moderne dhe eksperiencë e përmirësuar
Swinto bashkon inovacionin teknologjik me mbështetje të specializuar, për të ofruar shërbim të shpejtë dhe të personalizuar. Transfertat brenda ekosistemit të Swinto (Swinto-to-Swinto) janë pa kosto, duke mundësuar lëvizje të menjëhershme të mjeteve ndërmjet klientëve pa tarifa shtesë. Mirëmbajtja e llogarisë është gjithashtu falas, dhe procesi i hapjes së llogarisë dhe aktivizimit të të gjitha shërbimeve realizohet plotësisht në mënyrë digjitale, online, brenda vetëm disa minutash. Me aplikacionin mobil, klientët kanë në dorë mundësinë për të menaxhuar financat e tyre, përfshirë kredi, transferta vendore dhe ndërkombëtare, pagesa institucionale, të gjitha me siguri dhe shpejtësi maksimale.
Një hap drejt integrimit financiar të Kosovës në Evropë
Ky shërbim është pjesë e strategjisë së Swinto për të ndërtuar një ekosistem financiar modern, gjithëpërfshirës dhe të lehtë për përdoruesit, duke lidhur Kosovën më ngushtë me infrastrukturën financiare evropiane. Me këtë nismë, qytetarët dhe bizneset kanë më shumë mundësi për të menaxhuar financat me efikasitet, transparencë dhe kosto minimale.
Shtetet dhe ISO Kodet në të cilat mund të realizoni Transfere Ndërkombëtare me Swinto
Shtetet | ISO Kodet |
Austria | AT |
Belgjika | BE |
Bullgaria | BG |
Kroacia | HR |
Qipro | CY |
Republika Çeke | CZ |
Danimarka | DK |
Estonia | EE |
Finlanda | FI |
Franca | FR |
Gjermania | DE |
Greqia | GR |
Hungaria | HU |
Irlanda | IE |
Italia | IT |
Letonia | LV |
Lituania | LT |
Luksemburgu | LU |
Malta | MT |
Holanda | NL |
Polanda | PL |
Portugalia | PT |
Rumania | RO |
Sllovakia | SK |
Sllovenia | SI |
Spanja | ES |
Suedia | SE |
Islanda | IS |
Lihtenshtajni | LI |
Norvegjia | NO |
Zvicër | CH |
Andorra | AD |
Monako | MC |
San Marino | SM |
Qyteti i Vatikanit | VA |
Anglia | GB |
–
Swinto është një institucion i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike.
Për më shumë informacion, vizitoni www.swinto.com
Qëndroni të Informuar për përditësime të tjera dhe mundësi të reja, ndërsa Swinto vazhdon të ofrojë shërbime financiare inovative për diasporën kosovare.
Në videon më poshtë shihen hapat se si të gjeni IBAN-in Ndërkombëtarë në Swinto.